MK EN AL

POLITIKA E PRIVATËSISË

e Shëndeti Im

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut me seli në rr. Vodnjanska pn., 1000 Shkup (në tekstin e mëtejshëm: Ministria e Shëndetësisë) menaxhon me aplikacion mobil dhe kompjuterik përmes të cilit përdoruesit e shërbimeve shëndetësore mund të monitorojnë të dhënat e tyre për referimet e caktuara, referimet e kaluara, rezultatet e ekzaminimeve, t’i ndjekin dhe shkarkojnë certifikatat tashmë të krijuara për COVID-19, për të ndjekur dhe shkarkuar certifikatat tashmë të gjeneruara për rikuperim nga COVID-19 dhe të dhëna të tjera të regjistruara në Sistemin kombëtar për evidencë elektronike në shëndetësi të krijuar në përputhje me Ligjin për evidencë në fushën e shëndetësisë (në tekstin e mëtejshëm: Shëndeti Im).

Në këtë Politikë të Privatësisë, janë shpjeguar qëllimet, vëllimi dhe mënyra e mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave tuaja personale gjatë përdorimit të Shëndeti Im.

SHËNIM: Duke pranuar këtë Politikë të Privatësisë dhe duke përdorur shërbimet e Shëndeti Im, ju pajtoheni me mënyrën e specifikuar të mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave tuaja personale kur përdorni shërbimet e Shëndeti Im.

Për çdo pyetje që keni në lidhje me kuptimin e kësaj Politike të Privatësisë, aplikimin e saj, mënyrën e përpunimit të të dhënave personale ose përdorimin e të drejtave tuaja ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale, mund të kontaktoni zyrtarin për mbrojtjen e të dhënave personale në Ministrinë e Shëndetësisë: Diana Ristovska Dodevski, me adresë e-mail: [email protected]

  1. I. Qëllimi i përpunimit

    Në bazë të pajtueshmërisë suaj të dhënë duke pranuar këtë Politikë të Privatësisë për të ofruar shërbimet në lidhje me Shëndeti im, Ministria e Shëndetësisë:

    1. përpunon të dhënat tuaja personale të regjistruara në Sistemin kombëtar për evidencë elektronike në shëndetësi; dhe
    2. mbledh dhe përpunon të dhënat tuaja personale kur përdorni Shëndeti Im.

    Konkretisht, qëllimet e mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave tuaja personale janë si më poshtë:

    • Ofrimi i shërbimeve të Shëndeti Im: Shëndeti Im përdor të dhënat tuaja personale të regjistruara në Sistemin kombëtar për evidencë elektronike në shëndetësi në mënyrë që të jetë në gjendje t'i shfaqë ato në aplikacionin Shëndeti Im, respektivisht për t'ju lejuar të keni akses dhe evidencë mbi të dhënat tuaja personale që janë tashmë të mbledhura nga ofruesit e kujdesit shëndetësor. Këto të dhëna përfshijnë detaje të certifikatave të vaksinimit për COVID-19. Përdoruesi mund të kontrollojë statusin e tij të vaksinimit dhe të ketë akses dhe të shkarkojë certifikatat tashmë të gjeneruara të COVID-19. Përdoruesi mund të kontrollojë statusin e tij të rikuperimit nga COVID-19 dhe të shkarkojë certifikatën e rikuperimit nga COVID-19. Gjithashtu, përdoruesi mund të shohë të dhënat e mësipërme për fëmijët që janë të siguruar nëpërmjet tij.
    • Zgjidhja e problemeve dhe përmirësimi i Shëndeti Im: Shëndeti Im përdor të dhënat tuaja personale për të mundësuar funksionalitetin e Shëndeti Im, për të vlerësuar funksionimin e Shëndeti Im, si dhe për të eliminuar gabimet ose për të përmirësuar dobinë e Shëndeti Im për përdoruesit.
    • Pajtueshmëria me rregulloret: Ka raste në të cilat Shëndeti Im mbledh dhe përdor të dhënat tuaja personale sepse ekziston një detyrim ligjor ose një urdhër nga një autoritet qeveritar.
    • Komunikimi: Shëndeti Im mund të përdorë të dhënat tuaja personale për të komunikuar me ju në lidhje me shërbimet e Shëndeti Im. Komunikimi nënkupton komunikim në çdo formë (personale, telefonike, postare, komunikim me postë elektronike ose komunikim përmes një platforme komunikimi elektronike).
    • Parandalimi i abuzimeve: Shëndeti Im mund të përdorë të dhënat tuaja personale për të parandaluar mashtrimin, abuzimin e Shëndeti Im, shkeljen e ligjeve nga jashtë ose për të mbrojtur interesat e pacientëve, Shëndeti Im ose palëve të treta nga sjellje të paligjshme ose imorale.
  2. Mënyra e mbledhjes së të dhënave personale

    Për t'ju mundësuar të përdorni shërbimet e Shëndeti Im në përputhje me Rregullat dhe kushtet e përdorimit të Shëndeti Im dhe për të përmirësuar shërbimet e ofruara përmes Shëndeti Im, Shëndeti Im mund të mbledhë të dhëna personale:

    • Duke shkarkuar të dhëna nga Sistemi kombëtar për evidencë elektronike në shëndetësi; dhe
    • Të dhënat në lidhje me përdorimin e Shëndeti Im, si emri, mbiemri, adresa e postës elektronike, emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi për të hyrë në Shëndeti Im.
  3. Politika e lejeve

    Në mënyrë që Shëndeti Im të mund T'ju njohë përmes shfletuesit të internetit, respektivisht pajisjes tuaj dhe kështu t'ju ofrojë shërbimin, Shëndeti Im përdor lejet e internetit (ACCESS_NETWORK_STATE).

  4. Dhënia e të dhënave personale palëve të treta

    Shëndeti Im nuk do të ofrojë të dhënat tuaja personale ose nuk do t'u lejojë palëve të treta akses të pajustifikuar në të dhënat tuaja personale.
    Palë të treta tek të cilët Shëndeti Im mund të transferojë të dhënat tuaja personale mund të jenë:

    • Palët e treta të angazhuara në lidhje me ofrimin e shërbimeve për Shëndeti Im: :Këto palë të treta mund të përdorin të dhënat tuaja personale vetëm për të kryer shërbimin e nevojshëm dhe nuk mund t'i përdorin të dhënat personale për qëllime të tjera.
    • Organe të qeverisë: Shëndeti Im mund t'i zbulojë të dhënat tuaja personale autoriteteve qeveritare ose një personi të caktuar prej tyre, nëse ka një bazë ligjore të qartë për këtë, një urdhër nga një gjykatë ose organ administrativ dhe nëse është e nevojshme për të mbrojtur të drejtat, interesat, pronën ose sigurinë e Shëndeti Im, partnerëve të Shëndeti Im, përdoruesve të shërbimeve të Shëndeti Im, publikut ose të ndonjë pale të tretë.
  5. Afati kohor për ruajtjen e të dhënave personale

    Shëndeti Im ruan vetëm të dhënat tuaja personale në lidhje me aksesin në Shëndeti Im, si emri, mbiemri, adresa IP, Numri Personal, adresa e-mail, emri i përdoruesit të SUR për akses në Shëndeti Im.

    Të dhënat tuaja personale që Shëndeti Im i shkarkon nga Sistemi kombëtar për evidencë elektronike në shëndetësi nuk ruhen në aplikacionin Shëndeti Im ose në sistemet e lidhura drejtpërdrejt me të.

  6. E drejta për të fshirë, rregulluar, korrigjuar, plotësuar, dhe për të fituar të dhëna personale

    Ju keni të drejtë të kërkoni nga Shëndeti Im fshirjen, korrigjimin, shtimin e të dhënave tuaja personale të ruajtura në Shëndeti Im. Në të njëjtën kohë, është e mundur që disa nga të dhënat tuaja personale nuk mund të fshihen për shkak të detyrimit ligjor për t'i ruajtur ato.

    Ekzistojnë të dhëna të caktuara që ruhen në regjistra të tjerë dhe të cilat Shëndeti Im vetëm i përdor. Në lidhje me ato të dhëna, të drejtat tuaja për të fshirë, rregulluar, korrigjuar, shtuar dhe për të fituar duhet të kërkohen para regjistrave kompetentë.

  7. Kufizimi në mbledhjen dhe përdorimin

    Nëse nuk dëshironi të merrni asnjë lloj komunikimi (e-mail, mesazhe, telefonata, komunikim nëpërmjet platformave të komunikimit elektronik), atëherë këtë mund ta kërkoni nga Shëndeti Im me një kërkesë elektronike.
    Nëse nuk dëshironi të merrni njoftime përmes aplikacionit Shëndeti Im, atëherë këtë mund ta kërkoni nga Shëndeti Im.

  8. E drejta e aksesit

    Përveç asaj që është cekur në këtë Politikë të Privatësisë, në mënyrë plotësuese ju keni të drejtë të kërkoni konfirmim nga Shëndeti Im nëse Shëndeti Im po përpunon të dhënat tuaja personale dhe të keni akses në ato të dhëna personale dhe në informacionet e mëposhtme: (i) qëllimet e përpunimit; (ii) kategoritë e të dhënave personale që përpunohen; (iii) përdoruesit ose kategoritë e përdoruesve të cilëve u janë zbuluar ose do t'u zbulohen të dhënat personale, veçanërisht përdoruesit e shteteve të treta ose organizatat ndërkombëtare; (iv) afatin e parashikuar për të cilin do të ruhen të dhënat personale, dhe nëse kjo nuk është e mundur, kriteret e përdorura për të përcaktuar atë periudhë; (v) informacion se si të realizoni të drejtën tuaj për rregullimin ose fshirjen e të dhënave personale ose kufizimin e përpunimit të të dhënave personale në lidhje me subjektin e të dhënave personale, ose të drejtën për të kundërshtuar një përpunim të tillë; (vi) informacion se si të realizoni të drejtën tuaj për të paraqitur një kërkesë në Agjencinë për mbrojtjen e të dhënave personale për mbrojtjen e të drejtave tuaja; dhe (vii) ekzistenca e një procesi të automatizuar për vendimmarrje, duke përfshirë profilizimin.

  9. E drejta për të tërhequr pëlqimin për përpunimin e të dhënave personale

    Ju keni të drejtë në çdo kohë të tërhiqni pëlqimin e dhënë për këtë Politikë të Privatësisë duke fshirë profilin e përdoruesit ose me kërkesë te Shëndeti Im..

  10. Siguria e të dhënave

    Sistemi i mbrojtjes së të dhënave personale i Shëndeti Im është krijuar me qëllimin kryesor mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale të përdoruesve të shërbimeve të Shëndeti Im.

  11. Ndryshimi i politikës

    Shëndeti Im ka të drejtë të ndryshojë Politikën e Privatësisë ose praktikat që lidhen me mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave tuaja personale kur përdorni shërbimet e Shëndeti Im, për të cilat do të merrni një njoftim përkatës.

  12. Raportim në Agjencinë e mbrojtjes së të dhënave personale

    Nëse besoni se me mbledhjen ose përpunimin e të dhënave tuaja personale, disa nga të drejtat tuaja janë shkelur ose është shkelur ndonjë nga dispozitat e Ligjit për të dhënat personale, atëherë mund të paraqisni një kërkesë për mbrojtje në Agjencinë për mbrojtjen e të dhënave personale.